Një qytetar nga Ferizaj ka ndarë përmes një postimi shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në qytet.

Sipas tij, vëllai i ardhur nga Gjermania për festën e Vitit të Ri është detyruar të largohet për shkak të situatës së rënduar me furnizimin me energji, njofton Klankosova.tv.

“Katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”.

“Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”,ka shkruar ai.

Mungesa e rrymës për ditë të tëra ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët, të cilët shpresojnë në një zgjidhje të shpejtë të problemit, përderisa rreth këtij problemi ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Aliu./Klankosova.tv