Nga ora 14:10 është ndaluar qarkullimi për automjete të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.

Siç informon NP “Rrugë shtetërore”, ndalesa vendoset për shkaqe parandaluese.

LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende me lagështi. Borë me intensitet të ulët ka në Kodër të Diellit dhe në qafën malore të Strazhës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume