Kryeministri Hristijan Mickoski është befasuar nga deklarata e homologut të tij Dimitar Gllavçev. Ai tha se ata të dy nuk u takuan por se folën shkurt pas mbarimit të Samitit.

Nga ana tjetër, Gllavçev tha se paraprakisht ka folur me Mickoskin për qëndrimet e Sofjes që mbeten të pandryshuara si dhe për çfarëdolloj dialogu në të ardhmen së pari duhet të zbuten deklaratat publike.

Përndryshe, pas takimeve që i pati në Bruksel, Mickoski tha se duhet të shihet esenca e problemit dhe se pushteti nuk do të lëvizë as një milimetër pa konsensus kombëtar.

Sipas kryeministrit, zgjerimi është një proces vullneti dhe guximi politik.