Fokusi i kësaj Qeverie është sigurimi i kushteve të dinjitetshme për jetë dhe një proces të suksesshëm arsimor për studentët dhe të rinjtë. Për këtë qëllim, në Buxhetin për vitin 2025 janë parashikuar fonde për vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter ose tablet për të gjithë studentët, si dhe fonde prej 10 milionë eurosh që do të dedikohen për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç për nisjen e bizneseve. Mbështetja financiare për bizneset e të rinjve do të arrijë deri në 30,000 euro, thonë nga Qeveria.

Vauçeri prej 250 eurosh për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike do t’u mundësojë atyre qasje në teknologjinë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në botën e sotme digjitale. Ndërkohë, mbështetja financiare deri në 30,000 euro për të rinjtë për fillimin e një biznesi nënkupton që ata do të kenë mundësinë t’i shndërrojnë idetë e tyre në plane biznesi. Me anë të mbështetjes së ndryshme, masave dhe projekteve, punojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët, që ata ta ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre. Pikërisht për këtë, si Qeveri kemi marrë përsipër përfshirjen e të rinjve në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe dëgjimin e problemeve dhe kërkesave të tyre,” theksojnë nga Qeveria