Në “Big Talk” është diskutuar sërish rasti i Kevinit me Xuxin, ku në bazë të pamjeve që qarkulluan u aludua për përplasje fizike.
Derisa kjo u komentua edhe në Prime të së premtes, këngëtarit nuk iu lejua të tregonte të vërtetën, edhe pse kërkoi që të fliste disa herë.
E ëma e Kevinit ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejt, derisa ka folur rreth këtij rasti.
Ajo thotë se e gjithë kjo u manipulua dhe se për të ka qenë një tmerr pasi nuk e dinte se çfarë po ndodhte.
“Kjo situatë është tmerr, gjithçka që ka ndodhur aty. Ajo e vërteta që ka ndodhur është manipuluar aq shumë. Si prind nuk kam mundur që t’iu besoj syve. Kur janë ndalur kamerat për mua ka qenë tmerr, se nuk e kam ditur se çfarë po ndodh brenda”, u shpreh ajo.
Tutje, Melita thekson se Xuxi e pranoi se e kishte goditur me shuplakë, gjë të cilën e tha pas spektaklit.
“Ia kanë bërë pyetjen Xuxit por nuk e lanë as me u përgjigj, edhe Xuxi e pranoi që e ka goditur me shuplakë. Kështu që, këto manipulime lini”, shtoi mes tjerash.
Kevini vlen të ceket se është një nga banorët më të qetë brenda shtëpisë së famshme.