Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për marrëveshjen me turqit për fabrikën e municionit.

Ai tregoi për llojin e municioneve që synohet të prodhohen.

“Do të prodhohen municione që përdorim në FSK dhe në Policinë e Kosovës, por edhe armë të tjera që përdoren nga njësitë e këmbësorisë në të gjitha ushtritë e vendeve të NATO-s. Fillimisht është menduar të prodhohen municione 5.56 milimetra, që është një municion standard për armët e këmbësorisë si dhe municioni 7.62 milimetra, që është municion që përdoret në mitrolezët e lehtë, pasi këto municione janë ato që më së shumti shpenzohen”, ka deklaruar Maqedonci në RTK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume