Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, ka deklaruar se gjatë fundjavës ka pasur një diskutim miqësor dhe të rëndësishëm me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Ai ka thënë se kanë biseduar lidhur me luftën në Gaza dhe kthimin e pengjeve, raporton The Guardian.

“Ne diskutuam nevojën për të kompletuar fitoren e Izraelit dhe folëm gjerësisht për përpjekjet që po bëjmë për të liruar pengjet tanë. Ne do të vazhdojmë të veprojmë pa mëshirë për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet tanë, të gjallët dhe të vdekurit”, ka shtuar ai.

Një zëdhënës i Trump të dielën nuk ka pranoi të jepte detaje të mëtejshme rreth telefonatës.