Neymar Jr ka shënuar golin e tij të parë pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Braziliani, shënoi në miqësoren që Al-Hilal e zhvilloi ndaj skuadrës së Al-Fayhas.

Golin tjetër të kësaj ndeshje e realizoi ish-lojtari i Barcelonës, Malcom, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 2-0.

Al-Hilal, në fillim të vitit të ardhshëm do të përballet në “King Cup”, ndaj Al-Ittihad.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume