Një foshnjë është gjetur në një kontejner në fshatin Malosishte pranë Doljevacit. Të qarat e foshnjës i dëgjoi një kalimtar i rastit, i cili njoftoi Ndihmën e Shpejtë, raportojnë mediat serbe.
Pediatri në Shtëpinë e Shëndetit, Milosh Bogoslloviq, deklaroi se, edhe pas 16 viteve si mjek dhe si baba i dy fëmijëve, ky është një nga rastet më tronditëse që ka përjetuar. Sipas Policisë së Nishit, foshnja është në gjendje stabile. Pediatri ka konfirmuar se është e shëndetshme, peshon 2,950 gramë dhe është vajzë.
Mediat serbe raportojnë jozyrtarisht se nëna, e cila e hodhi foshnjën në kontejner, është identifikuar dhe kapur. Aktualisht po hetohen të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe është informuar Prokuroria Themelore Publike në Nish.