Një projekt me tri dimensione “Një Udhëtim Artistik” ka në thelb tri nënprojekte, secili me synimin për të nxitur dhe promovuar aspekte të ndryshme të artit shqiptar në Maqedoninë e Veriut:
Katalogu i aktorëve shqiptarë – Një burim i çmuar për industrinë e artit skenik dhe kinematografik, që dokumenton aktorët shqiptarë duke i vendosur ata në qendër të vëmendjes së regjisorëve dhe producentëve. Europe House dhe Fakulteti i arteve – UShT në Tetovë do të jetë mikpritësja e kësaj ngjarjeje, ku për pesë netë rradhazi do të shfaqen filmat artistikë të krijuar nga regjisorë shqiptarë të Maqedonisë së veriut.
Programi i filmave që do të fillojë të Hënën 16 Dhjetor gjer të Premten më 20 Dhjetor:
• Kthimi nga Kastriot Abdyli
• Babai nga Shqipe Duka
• Pranverë e paharruar në një fshat të harruar nga Kushtrim Bekteshi
• I Treturi nga Arben Thaçi
• I Fshehuri nga Arsim Fazlia
Ditën e fundit gjegjësisht më 20 dhjetor në hapësirat e Europe House do të organizohet ekspozita me fotografi të përzgjedhura nga profesionistë e amatorë që pasqyrojnë momente unike të kapura nga telefonat celularë. Ekspozita do të hapet në orën 13:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri në shfaqjen e filmit “I Fshehuri” në orën 19:00.
“Një Udhëtim Arti” nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por një platformë që promovon artin dhe krijimtarinë shqiptare, duke frymëzuar pjesëmarrësit dhe publikut për të eksploruar kufijtë e krijimtarisë artistike.
Shfaqja e filmave artistikë – Një retrospektivë filmash të metrazhit të gjatë nga regjisorë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë mbështetur nga Agjencioni i Filmit.
Ekspozita e fotografive nga celulari – Një galeri unike që vlerëson fuqinë e teknologjisë moderne në artin e fotografisë, duke sjellë së bashku punime nga amatorë dhe profesionistë. /Nistori/