Skënder MULLIQI

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë përfundojë më luftën në Kosovë.Mori fund ngrehina artificiale e Titos.Kosova fitojë pavarësinë pas shumë vitësh të okupimit klasik nga serbosllavia.Shtëgtimi në liri nuk fillojë ashtu siq është pritur.Dështuan njerëzit e politikës në shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.U vun interesat përsonale para ineteresit të përgjthshem.Politika e autoriteteve shqiptare do të kishte qenë ndryshe që nga viti 2000 , mund të kishte qenë një histori suksesi.Të gjithë kemi pritur zhvillime shumë më pozitive të te gjitha proceseve .Të disa njerëz të politikës dhe afaristë u preukopuan nga lakima për përfitime , në kurriz të tjerëve , në dëm të shumicës .Krijuan lumturi për vete dhe familjët e tyre, e për të tjerët shumicë pak ju honger palla!Ata që duan vetëm të kenë për veten e tyre, kan një strukturë të veqantë prej grykësve dhe sadizmit.Kan një zemer të ftoftë apo të themë zemer të ligë dhe shpirt të varfër.Për njerëzit më karaktër të fortë dhe moral të duhur, kjo është abnormale, është jashtë mendjës se shëndosh të njeriut normal.Njerëzit e pa përgjegjshem dhe të pa ndërgjegjshem të politikës, e kapën Kosovën e vogël fortë për gryke duke krijuar kriza përmanente ekonomike –mjerim siocial , kriza politike dhe institucionale.U ngritën mbi popullin duke u ndie të pa prekshem , jashtëzakonisht të fuqishem sepse bën para në kurriz të popullit më të varfër në Evropë.Shpirti i tyre ju tha nga grykësia për pasurim të pa kufishem ,i shëndrroj në hiena.Na u mbushë kuvendi dhe institucionet më dëbil politik, më tylifarë matrapazi dhe analfabeti potencial, duke lënë anash njerëz më kredbilitet , dhe të zotët në profesionin e tyre.Një person që është i pamësueshëm nuk i sheh gabimet e veta, ndaj hap pas hapi thellohet në një gjykim të kufizuar dhe rrjedhimisht të rrezikshëm. Aftësia për të perceptuar gabimet e veta është një fitil. Por ata që janë të shtyrë vetëm nga dëshira për “më shumë” e humbin këtë instinkt. Kjo është kur shpirtërat humbasin shkëlqimin e tyre.U humbas rasti në Kosovë për përsonalitete autentike , për njerëzit të cilët posedojnë vlera.Shumë njerëz të politikës të pas luftës adhurimi i vetës i mbushi më ndjenja arrogance.Nga humbja e reflektimit edhe shpirti vdes.Qëllimi i të gjitha regjimeve autoritare, e shumë u instalua pas luftës kjo logjikë , është eliminimi i veçorive dhe shtypja e rezistencës. Ashtu si objektivizimi i njerëzve dhe kthimi i esencialitetit të tyre në vlerë përdorimi është karakteristikë e personazheve nekrofile.Dhe, të jetosh jetën me gjithë zemër dhe mirë është e dhënë. Është qëllimi që ne e quanim sukses në kohën e vlerave. Ky është përkufizimi i vërtetë i suksesit të gjithë neve. Vetëm ky….