Këngëtarja amerikane Mariah Carey publikoi këngën All I Want For Christmas Is You 30 vjet më parë. Kënga është bërë pjesë e pashmangshme e festave të fundvitit dhe tashmë shuma që Carey fiton nga kënga ka filluar të përhapet sërish në media.

Sipas revistës The Economist në vitin 2017, Mariah Carey fiton rreth 2.5 milionë dollarë çdo vit për shkak të kësaj kënge të Krishtlindjeve, ndërsa New York Post shkruan se bëhet fjalë për tre milionë.

Jo vetëm kaq, por kënga i solli asaj 60 milionë dollarë kur e publikoi për herë të parë. Dhe duke gjykuar nga statistikat aktuale, duket se edhe këtë vit do të bëjnë para të mira prej saj.

1 dhjetor më shumë se 8 milionë dëgjime

All I Want For Christmas ka hyrë sërish në top 100 listën e Billboard, ku aktualisht është në vendin e 16-të. Vetëm në 1 dhjetor është dëgjuar 8.2 milionë herë në Spotify, ndërkohë që shifra totale ndër vite është gati dy miliardë.

Kënga e saj jo vetëm që është ndër më të dëgjuarat gjatë festave të fundvitit, por është edhe ndër ato me më shumë cover. Vetë Mariah Carey e regjistroi këngën në një version duet 13 vite më parë, ku iu bashkua Justin Bieber.

Quhet Mbretëresha e Krishtlindjeve

Për shkak të suksesit të këngës, Carey u quajt jozyrtarisht Mbretëresha e Krishtlindjeve. E vetmja këngë që mund të thuhet se konkurron me të është Wham’s Last Christmas.