Dy ilaçet biologjike të cilat mungonin në Klinikën e Onkologjisë nga sot do të jetë për pacientët, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari
“Jam i lumtur të njoftoj se të gjithë pacientët për të cilët mungonte, nga sot i kanë edhe këto dy ilaçe biologjike”, deklaroi Taravari në ngjarjen në të cilën është paralajmëruar projekti për avancimin e arsimit të infermiereve dhe obstreteve.
Ai njoftoi se vazhdimisht është në komunikim me drejtorin e Onkologjisë dhe se vonesa ishte për shkak të procedurave të tenderit.
“Nuk është se ai ka gabuar diçka. Procedurat për blerjen e ilaçeve zgjasin edhe nëse shpallni tender tre muaj më parë për ato ilaçe, duhet të prisni gjithashtu kohën e apelimit dhe procedura të caktuara. Sepse bëhet fjalë për tendere ndërkombëtare dhe nevojitet kohë. Ka ndërprerje prej vetëm disa ditëve, megjithatë unë jam për atë se edhe atëherë duhet të apelohet”, tha ministri i Shëndetësisë.