Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ajo ekskluzivisht për Klankosova.tv deklaroi se nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, u shpreh e para e vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume