Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve.

Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve do iu drejtohen me fjalë rasti kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu.

LEXO EDHE:
Krime Lufte ndaj civilëve/ Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për 5 persona
Konferenca mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. Megjithatë, ajo që vërehet të paktën sipas ftesës të cilën MPJD i ka dërguar mediave, është mungesa e presidentes Osmani.

Ajo ka marrë pjesë në konferencën e 6 të ambasadorëve, siç kanë marrë pjesë në konferencat e më hershme edhe presidenti Hashim Thaçi dhe Atifete Jahhjaga.

Por duket që prishja e raporteve në mes Kurtit dhe Gërvallës me presidenten Osmani, ka ndikuar që kjo e fundit mos të jetë në këtë konferencë. Megjithatë, kjo mbetet të vërtetohet edhe gjatë ditës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume