Parlamenti në Korenë e Jugut votoi sot për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe 204 deputetë e mbështetën propozimin.

Kjo do të thotë se Jun do të pezullohet menjëherë nga detyra dhe kryeministri do të bëhet ushtrues detyre, raporton bbc.

Mocioni i parë i fajësimit kundër Yeol, për shpalljen e gjendjes ushtarake më 3 dhjetor, u refuzua të shtunën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit, me pothuajse të gjithë ligjvënësit nga Partia e Pushtetit Popullor (PPP) në pushtet që bojkotuan votimin.

Për miratimin e propozimit kërkohej një shumicë prej dy të tretash, e cila kërkon mbështetjen e të paktën tetë deputetëve të PPP-së.

Reuters shkruan se edhe pse i pezulluar, presidenti do të qëndrojë në detyrë derisa ta shkarkojë Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, Yeol është presidenti i dytë konservator me radhë që do të shkarkohet në Korenë e Jugut. Park Geun-hye u hoq nga detyra në vitin 2017.