Në vend të reformave, qeveria zbaton partizimin brutal dhe okupimin e gjyqësorit – akuzojnë nga LSDM-ja, duke potencuar se derisa publikisht bëhet presioni ndaj Këshillit Gjyqësor, zgjidhet gjykatësi, nga “defteri” I Mickoskit. Socialdemokratët thonë se bashkëshortja e një Kryetari të Komunës së VMRO-DPMNE-së emërohet anëtare e Këshillit Gjyqësor. U bëjnë thirrje qytetarëve, ekspertëve juridik, organizatave civile dhe mediave të pavarura, sic thonë, të mbrojnë përpjekjet për kontrollin partiak ndaj gjyqësorit.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“VMRO-DPMNE përpiqet të krijojë sistem të kontrolluar gjyqësor që do të shërbejë si vegël e tyre për përndjekje politike dhe mbrojtje të krimit nga radhët e qeverisë. Është reçeta e njëjtë e kohës së Gruevskit, kur gjykatësit ishin vegël e regjimit, kurse drejtësia e shurdhër për qytetarët. VMRO-DPMNE dëshiron të jetë gjykatës dhe ekzekutues, që të ndajë drejtësi partiake në vend të ligjit. LSDM me muaj paralajmëron se ky nuk është rast i izoluar, por një strategji e qartë e Mickoskit dhe partisë së tij. Gjykatësit të jenë “piunë” që do të miratojnë vendime sipas direktivave partiake. Partizimi i gjyqësorit është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Veçanërisht pasi ndodh paralelisht me partizimin e agjencive të sigurimit, trupave të pavarur rregullator dhe institucioneve tjera”