Artim Pollozhani nuk është më trajner i Ballkanit.

Trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut vendosi të dorëhiqet pas eliminimit të sotëm shokues nga Kupa e Kosovës nga Rilindja 1974.

Kampioni i Kosovës u mposht pas penalltive 9:10 nga ekipi i Faruk Statovcit, ndërsa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit therandas:

“Tifozë të dashur,
Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës.”