Dy persona do të përballen me kallëzim penal të parashtruar nga Sektori i Punëve të Brendshme i Kumanovës, nën dyshimin se kanë mundësuar kalimin e veturës “Mercedes” të ngarkuar me mallra në kufirin e Tabanocit, duke i llogaritur tatim të ulët dhe pa qenë e regjistruar si veprimtari për transport ndërkombëtar.
“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penale kundër J.A.(33) nga komuna e Bosillovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “fshehje e mallrave të cilat janë lëndë e kontrabandimit dhe mashtrim doganor” dhe A.D.(23) nga Kumanova, nëpunës policor, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Më 28.02.2024 në vendkalimin kufitar Tabanoc, i denoncuari i parë me veturë “Mercedes”, ka hyrë në Maqedoninë e Veriut, është kontrolluar në autostradë dhe është konstatuar se ka qenë i ngarkuar me mall të ndryshëm, në vlerë prej 298.591 denarësh, pa poseduar dokumentacion për të njëjtin dhe pa u regjistruar si veprimtari për kryerjen e transportit publik ndërkombëtar. I denoncuari i dytë, nuk ka kryer kontroll adekuat ndaj veturës së denoncuarit të parë dhe i ka llogaritur dhe paguar tatim doganor dhe TVSH më të ulët dhe i ka mundësuar hyrje në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.