Polici nga Kumanova i cili mbrëmjen e festimit të Ditës së flamurit shqiptar e hoqi flamurin nga shtiza, do të kalojë pa sanksionime. Për veprimet e tij ka ngritur hetim Reparti për kontroll të brendshëm pranë MPB-së, por nuk janë konstatuar parregullsi.

Paraprakisht përfaqësues të qeverisë pohonin se polici do të sanksionohet me masë disiplinore. Menjëherë pas ndodhive të muajit të kaluar, zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se heqja e flamurit është punë e shërbimeve të komunës e jo e policit i cili duhet të kujdeset për rendin publik dhe paqen. Atëherë nga BDI thanë se policia ka provokuar sepse nëpunës të uniformuar të policisë ishin përfshirë në djegien dhe mposhtjen e flamurit shqiptar.

Për shkak të përdhosjes së flamurit maqedonas dhe flamurit shqiptar, u arrestuan gjithsej 17 persona, shumica prej tyre ishin të mitur. Ministri Toshkovski theksoi se do të përgjigjet çdokush që e ke shkelur ligjin.