Me datë 30.12.2024, në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 01:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivari në pronësi të personit J.A. (48) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 12 gra, pesë prej të cilave (katër nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Shqipërisë) kishin abuzuar me qëndrimin turistik. Ata janë arrestuar dhe u ndaluan në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm, më pas ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS