Me datë 05.12.2024 në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë. Njëkohësisht në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë është konstatuar se automjeti i udhëtarëve ,,Kia Pikanto” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (65), automjeti ,,Volkswagen Vento” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.E. (70), automjeti ,,Volkswagen Turan” me targa të Tetovës i drejtuar nga S.B. (61) dhe automjet ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.J. (62), të cilët kryenin transport publik të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës, përkatësisht liçencë. Mndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.TS