Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup sjell detaje të reja zyrtare për incidentin me armë në Çair. Sipas policisë nga të shtënat është plagosur personi me inicialet Xh.H. nga Shkupi.
“Sot (02.12.2024) në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në SPB Shkup është denoncuar se tek ata me lëndime nga arma e zjarrit është sjell Xh.H. nga Shkupi, i cili sipas denoncimit, është lënduar në parkun në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në kumtesën e SPB Shkup.