Pranoi orientimin e tij seksual, gazetari Vullnet Krasniqi merr përkrahje nga figura publike e kolegë…
Gazetari Vullnet Krasniqi që është edhe banor aktual i shtëpisë Big Brother VIP Kosova 3, u bë personi i parë në Kosovë që pranoi së është homoseksual
Mbështetjen e parë atij ia dha motra gjatë emisionit, derisa më vonë atij mbështetje është duke i ardhur edhe nga persona të njohur publik në Kosovë por sidomos gazetarë.
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka qenë i pari që ka reaguar me një status në Facebook duke treguar mbështetjen e tij për Krasniqin.
“Mbështetje për Vullnetin qe qysh e pranoi para neve kolegëve gazetarë e miq para 10 viteve, sonte e pranoi dhe japi nje mesazh para krejt publikut shqiptarë për orientimin e tij seksual. Një mesazh i fuqishëm. Një mesazh lirie”, ka shkruar Syla.
“Ajo që pres nga ai dhe të tjerët si Vullneti është që të mos bie më në kundërshtim me vetvetën apo të bëhet mashë e grupeve dhe partive politike që nuk e mbeshtesin lirinë të cilën ai sonte e proklamoj. Po ashtu mos ta harroj mbështetjen e kolegëve të tij nga mediat qe e ka pasur nga fillimi… Bravo Vulle. Tashmë Zarët janë hedhur”.
Në fund ai përdori një shprehje latine “Allea Iacta Est” derisa në post scriptum shkroi:
“Interesant qysh përsëri drenicakët po dalin përsëri të parët, tashmë si çlirimtar të formave të tjera të drejtave të njeriut”.
Në mbështetje të gazetarit Vullnet Krasniqi ka dalë edhe drejtori i T7 dhe Gazetës Express si dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kërquku
“Respekt maksimal për Vullnet Krasniqin. Guximi i tij është i jashtëzakonshëm. Ai e boni sot një hap qe kerkush para tij ne Kosove nuk e ka bo. Ka plot qe marrin fonde në emër të mbrojtjes se komunitetit LGBT, por kurrë nuk dalin ne studio m’u përballe. Vullneti, pa pare, tash e sa vjet ka dalë dhe është përballë me të gjithë. Bravo Vulle për guximin”, shkroi Kërquku.
E një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vullnetit në gazetari, me të cilin Vullneti pati edhe disa emisione është edhe Mentor Shuki.
“Like e ka përkrahja e mbështetja e kolegëve për Vullen. ❤️ Vulle gjithmonë ka qenë vetja edhe nuk ka mohu kurrë kurgjo, por ndryshe osht mos me mohu e ndryshe me dalë hapur e pranu kush je , e qysh ndihesh. Edhe çmimi i parë edhe përfundon qysh duhet e meriton kjo histori e aventurë ❤️❤️”, shkroi Shuki.
Gazetari dhe korrespodenti për disa media nga Beogradi, Idro Seferi po ashtu pati një mbështetje për Krasniqin.
“Me Vullnet Krasniqi ❤️ për asnjë BBV etj sme ka interesu edhe nuk kam shiku edhe pse me kane ftu ne Shqipëri e Kosove, por shoku është shok e detyrohesh me i kushtu kohe. Cka do qe thotë approved. Vullneti gjithmone jau palon 🙂 eshte sfiudues edhe najhere ta tesh ama eshte ma interesant ashtu se sa me qene naj person teper bajat. Po mbi te gjitha qendron edhe dine me palu 💝”
Krejt në fund, reagim pati edhe gazetarja Arta Avdiu me të cilën Vullneti ka punuar së fundi.
“Vullneti e ka tregu veten e tij ne Big Brother. Ne qe e njohim personalisht, e dime qe Vullneti eshte djale i mire, gazetar i angazhuar e punetor i madh. E kam pa kete kur kemi punu bashke. Kurre s’ka pritu me be asnje pune. Rrefimi i tij ishte kuptimplote”.
Mbështetje për Vullnetin pati edhe nga personalitet të tjera publike në Kosovë.