Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, janë takuar në Ankara për të diskutuar çështjet kyçe rajonale, me theks të veçantë në rindërtimin e Sirisë pas shumë vite të luftës, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se presidenti Erdoğan gjatë takimit tha se Türkiye qëndron pranë popullit dhe qeverisë siriane për të mbrojtur integritetin territorial, unitetin dhe strukturën unitare të Sirisë dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë në procesin e rindërtimit të vendit.

Më tej, presidenti Erdoğan tha se Ankaraja po lufton kundër të gjitha organizatave terroriste për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare dhe për t’i dhënë fund destabilitetit në Siri urgjentisht. Ai theksoi se kjo luftë do të vazhdojë.

Presidenti turk mirëpriti emirin e Katarit me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial, ku të dy liderët zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.

Emiri i Katarit kryeqytetin turk e vizitoi edhe në muajin e kaluar, kur të dy vendet nënshkruan tetë marrëveshje.