Alkool jë të tepruar , terapi e rregullt për të sëmurët kronikë, abstenim nga mjetet e ndryshme piroteknike dhe armët, rekomandojnë profesionistët e shëndetësisë.

Marrja e rregullt e terapisë për të sëmurët kronikë, përdorimi jo i tepruar i pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmim nga alkooli, zënka dhe aksidente në komunikacion, thonë nga Shtëpia e shëndetit në Shkup.

Veçanërisht apelojmë tek popullata e re dhe e mitur që të mos konsumojnë pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur lëndimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda.

Shërbimi i ndihmës urgjente mjekësore me trajtim në shtëpi në kuadër të ISHP Shtëpisë së shëndetit Shkup, i njofton të gjithë qytetarët se gjatë festave të Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.

Në natën e ndërrimit të viteve (31 dhjetor 2024), klinikat e kujdesit shëndetësor do të jenë në ndrrimin e tretë të dielave dhe gjatë festave, në poliklinikat – Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizari, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar.