Tetë pronarë të kompanive të mëdha në Maqedoninë e Veriut janë personat më të pasur gjatë vitit 2024. Sipas një raporti të fundit më i pasuri, në vendin e parë është Zhivko Mukaetov nga Alkaloidi, ku vlera e pasurisë për vitin 2024 arrin në 784.183.300 euro, pas tij vjen Mukaetov gjendet vijon Andrej Josifovski nga Makpetrol me pasuri në vlerë prej 625.492.580 euro, pastaj vjen Ilija Geçev nga IGM Trejd me pasuri prej 573.787.416 euro, më pas Goce Kamçev i KAM-it me pasuri prej 274.590.435 euro, pas tij vijon Sllobodan Kutrevski nga Pekabesko me pasuri prej 267.171.362 euro, pastaj vjen Stasho Millkovski nga Granit me 265.799.470 euro, ndërkaq pas tij ndodhet Vlladimir Todoroviq nga Tineks me pasuri prej 217.957.480 euro dhe në fund është edhe Visar Jakupi nga Marketi Kipper me pasuri prej 209.995.590 euro.

Por pas këtij lajmi, kanë shprthyer komentet negative ndaj pronarit të KIPPER-it duke e cilësuar si johumanistë pasi kurrë nuk ndihmon në rastet socaile apo humanitare.

“Vërtet ma i pasur po zdi kam kërku për ndërtim një shtëpie një nevojtarit dhe për furnizim karroca invalidore për invalida me aftesi të kufizuar, na kanë refuzu. Pasuria po po human mdoket jo, 1 milion euro dhan për stacion policor në Ohër, a për karroca invalidore refuzun dhe ndërtime për shtepi nevojtarit nuk dhanë” ka shkruar një qytetar në rrjetet sociale.

Ndryshe bizneset shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ndihmojnë as mediat shqiptare, por vetëm ata maqedonase në formta të fshehta.