Pas akuzave nga Aleanca për Shqiptarët e krahut të Ziadin Selës se Fatmir Limani ka punësuar vëllaun dhe vajzën e tij sot për portalin TS i është përgjigjur ASH-së

Ai thotë se vajza e tij është punësuar para 5 viteve në MEPSO, ndërsa askush nuk merret me shkarkimin e vëllaut të tij kur ishte drejtor.

“Sa i takon çështjes së punësimit, vajza ime ka qenë e punësuar para shtatë viteve, jo tani. Po, ngadalë, duroni dhe më mirë lexoni pak më shumë. Kam qenë drejtor në ESM dhe ajo ka qenë e punësuar në MEPSO. Duroni dhe bëhuni pak më të përgjegjshëm, formuloni pyetje si duhet dhe sigurohuni që të konfirmoni lajmet para se t’i publikoni. Kur kërkoni përgjigje, si gazetarë profesionistë, duhej të drejtoheshit në mënyrë të duhur dhe atëherë do të merrnit përgjigje. Sa I përket vëllait, ai ka qenë drejtor dhe unë e kam shkarkuar. Ju nuk duhet të merret me atë se e kam shkarkuar, por duhet të fokusoheni te konkursi dhe të shqyrtoni nëse ka pasur konflikt interesi. Jam I gatshëm të mbaj përgjegjësi.” – tha Fatmir Limani./TS/