Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj.
Në konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, pas Konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku është hapur grupkapitulli i ri i negociatave.
Rama tha se synimi është të mbyllen negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi në BE të arrihet brenda kësaj dekade.
“Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë ta shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, e me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me Presidencën hungareze por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave, që kemi punuar dhe është thelbësore për ne që, duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim në bazë të meritave është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur për hatrin tonë”, tha Rama.
Ai shtoi se shpreson që të bëhet Shqipëria, Evropë e Ballkanit Perëndimor.