Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vaic, kërkoi nga Mucunski sqarime lidhur me situatën aktuale, sidomos mes partive shqiptare, raportet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave.

“E drejta e pakicave është diçka që e respektojmë edhe në suaza të kornizës në BE. Edhe një pyetje lidhur me grupet e ndryshme etnike në shtet. E dimë se partitë politike shqiptare, pra, shohim se ka një lloj turbulence në ditët e kaluara. A janë këto tensione brenda bashkësisë etnike shqiptare që mund të shpijnë në rritjen e tensioneve etnike në shtet? Po ashtu na flisni edhe për korridorin 8 dhe 10 D, që është me rëndësi për ne në BE?!”, – theksoi raportuesi i RMV-së në BE, Tomas Vaic.