Real Madrid-i thuhet se është gjithnjë e më i sigurt për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të Liverpool, Trent Alexander-Arnold verën e ardhshme.

Reprezentuesi anglez është afër fundit të kontratës së tij në “Anfield” dhe ndonëse ende nuk ka një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, duket se ka një optimizëm nga Madridi për këtë marrëveshje.

“CaughtOffside” tregon se Liverpool-i dhe Real Madrid-i i kanë bërë oferta për kontratë Arnold-it, me të dy klubet që ofrojnë marrëveshje prej katër vitesh plus opsionin e një të pesti.

Mund të kalojë pak kohë para se të mësojmë vendimin përfundimtar të Arnold-it, por Real-i ndjehet i sigurt për realizimin e kësaj marrëveshje pasi ka bërë shumë punë për të arritur një nënshkrim të klasit të lartë në krahun e djathtë.

Përveç Arnold-it, “Los Blancos” janë gjithashtu të prirur për t’u forcuar në krahun e majtë, dhe kanë disa emra të mëdhenj në synimin e tyre edhe në atë pozicion.

Një tjetër lojtar që mund të jetë një agjent i lirë gjatë verës është Alphonso Davies i Bayern Munich-ut, megjithëse tani ka ndjenjën se kjo marrëveshje po ikën nga Real Madrid-i, me kanadezin gjithnjë e më të hapur për të nënshkruar një rinovim në “Allianz Arena”.

“CaughtOffside” thotë se kjo ka bërë që gjigantët spanjollë të kontaktojnë me përfaqësuesit e mbrojtësit të majtë të Milan-it, Theo Hernandez.

Francezi është një tjetër lojtar kryesor që me siguri mund të forcojë këtë skuadër madrilene dhe do të ishte një verë e shkëlqyer nëse ata do të ishin në gjendje ta sillnin atë dhe Alexander-Arnold-in si mbrojtësit e tyre të rinj.