Real Madrid është mposhtur nga Athletic Bilbao me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa një gol i Mbappes në minutën e 14-të u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Berenguer kaloi vendasit në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes.

“Los Blancos” patën mundësinë të barazojnë shifrat, por Kylian Mbappe e humbi penalltinë në minutën e 68-të.

Jude Bellingham 10 minuta më pas arriti të shënonte për të barazuar shifrat.

Megjithatë, vetëm dy minuta më pas, Guruzeta riktheu epërsinë e vendasve.

Me këtë fitore, Athletic Bilbao shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 33 pikë, katër më pak se Barcelona që ka një ndeshje më shumë të luajtur.