Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Getafes, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit spanjoll.

Jude Bellingham kaloi vendasit në epërsi në minutën e 30-të pasi e shndërroi në gol penalltinë.

Vetëm tetë minuta më vonë, Kylian Mbappe me gol të bukur e dyfishoi epërsinë e madrilenëve.

Me këtë fitore, Real Madridi tani ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Barcelona që e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Getafe mbetet e 17-ta në tabelë me 13 pikë pas 15 ndeshjeve.