Martin Zubimendi do të mbetet në La Liga, por jo te Real Sociedadi. Mesfushori spanjoll raportohet se është afër marrëveshjes me Real Madridin.

25 vjeçari kishte refuzuar në verë publikisht Liverpoolin ndërsa pak javë më parë mësohet se i ka thënë JO edhe Manchester Cityt.

Por spanjolli ka gati një PO për Real Madridin që janë të gatshëm në janar të paguajnë klauzolën e tij.

Reali e sheh Zubimendin se zëvëndësues adekuat të Kroos që ka lënë boshllëk të madh që nga largimi i tij.