Rikonstruimi i rrugës 5 në Komunën e Studeniçanit po zhvillohet me ritëm të mir dhe pritet të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të banorëve
Së bashku me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki, inspektuam nga afër procesin e këtij projekti, i cili po realizohet me financim nga Banka Botërore nëpërmjet Ministrisë së Transportit. Vlera e projektit është 376,216.00 €.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së sigurisë për të gjithë qytetarët.