Më datë 22.12.2024 në ora 00:40, zyrtarë policorë nga NjP Çegran, në f. Çegran kanë privuar nga liria personin Z.E. (52) nga i njëjti fshat, i cili një ditë më parë në orën 22:30 është denoncuar nga S.I. (57) nga i njëjti fshat, se e ka sulmuar fizikisht para një objekti hotelerik në fshat. Sipas raportit, ai gjatë sulmit mbante edhe një armë zjarri në dorë. Z.E. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.