Azerbajxhan Airlines, ka njoftuar se po pezullonte fluturimet drejt shtatë qyteteve ruse, pasi një prej avionëve të saj të nisur për në Rusi, u rrëzua në Kazakistanin perëndimor të mërkurën.

Linja ajrore tha se vendimi ishte marrë “duke marrë parasysh rezultatet paraprake të hetimit për aksidentin… dhe duke vlerësuar rreziqet për sigurinë e fluturimit”.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ky vendim, vjen pas raportimeve se hetuesit zbuluan se avioni mund të ishte rrëzuar nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore.

Autoritetet thanë se në bordin e avionit ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Ministria e Emergjencave të Kazakistanit tha se 38 vdiqën, ndërsa 29 mbijetuan.