Me datë 29.12.2024 në ora 13:50 në DPB Gostivar, personi E.P.(28) nga Gostivari, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 20:00 para një lokali në Gostivar, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga personat M.N., E.S., A.S. dhe një person tjetër. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS