Sane dëshiron t’i qëndrojë besnik Bayernit
Anësori i Bayern Munichut, Leroy Sane dëshiron të qëndrojë me klubin dhe është i gatshëm të pranojë kushtet e propozuara nga skuadra e Mynihut për një kontratë të re.
Sipas mediave gjermane, Sane është gati të heqë dorë nga një “pjesë e rëndësishme” e pagës së tij aktuale për të siguruar një marrëveshje të re me Bayernin, pasi ndihet jashtëzakonisht rehat në Mynih.
Ако имате бенки, брадавици или мозолчиња, прочитајте го ова!
Megjithatë, tendenca mbizotëruese sugjeron se kontrata e Sane nuk ka gjasa të zgjatet nëse ai nuk jep paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmën e dytë të sezonit.
Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2025.