Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç deklaroi në orët e vona të së premtes se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sanksionojnë brenda disa Ditës Industrinë e Naftës në Serbi, pasi kompanitë Ruse janë pronare të Shumicës së Aksioneve të këtyre kompanive.

Kreu i Shtetit Serb deklaroi se industria e Naftës në vendin e tij do të sanksionohet edhe nga Britanikët duke shtuar se ky është një lajm i rëndë për popullin e tij.

Kompania e Industrisë së Naftës së Serbisë NIS, shumica e aksioneve të së cilës i takojnë kompanive ruse Gazprom Nedt dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm me gaz dhe pronarja e dy tubacioneve që transportojnë gaz nga Rusia për në Serbi.

Serbia e cila zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Në një intervistë për Radio Televizionin Serb këtë të Shtunë Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që qasja e Beogradit zyrtar ndaj Moskës të mos ndryshojë dhe të dy vendet të vijojnë të mbeten aleatë. Vucic tha se vendi i tij do te vijoje bisedimet sic ka bere gjithnje me Perendimin dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por nga ana tjetër do të ketë dialog edhe me Rusinë ndaj të cilës nuk do të vere sanksione.

Ai shtoi se Sanksionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ndaj industries së Naftës Ruse pritet që të hyjnë në fuqi në date 1 janar ndërsa tha se për momentin nuk do të komentojë më tepër.

Associated Press e cila ka kontaktuar për koment Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Departamentin Amerikan të Thesarit thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Washingtoni Zyrtar mbi deklaratat e bëra nga presidenti Serb Aleksandër Vuçiç.