Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për personin që u arrestua si i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Para mediave, derisa ishte për vizitë në vendin e ngjarjes, ai u shpreh se sulmuesi do të hetohet në detaje.

“Është e rëndësishme të hetojmë në detaje me saktësi të madhe se çfarë ka ndodhur. Do të hetojmë në thellësi autorin”.

Scholz tha se është e rëndësishme që “të qëndrojnë të bashkuar”.

“Ne nuk duhet të lejojmë ata që duan të mbjellin urrejtje ta bëjnë këtë”, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com