Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it zhvilluan sot një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Hovenier tha në një deklaratë për medias pas takimit se SHBA dënon me forcë sulmin e ndodhur të premte në Zubin Potok, ndërsa premtoi mbështetje të pakushtëzuar për Kosovën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe ndëshkim për autorët.

“Ne dënojmë me forcë sulmin dhe qëndrojmë në solidaritet dhe jemi gati të ndihmojmë autoritetet e Kosovës në atë situatë të vështirë. Ne nuk e dimë kush fshihet pas sulmit por jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tone te autoritet e Kosovës për një hetim të drejtë që të gjejë përgjegjësit dhe dalin para drejtesisë, nuk mund të përjashtojmë asnjë grup që mund të jetë prapa këtij sulmi”, tha Hovenier.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.