Shkëndija U- 14 e drejtuar nga Gayur Recep do të përballet me Klubin “Draçeva Junior “këtë të diel në Tetovë për të përmbyllur sezonin e parë informon Tetovasot.
Në fakt ndeshja duhej të zhvillohej një javë më parë, por ajo u anulua.
Të përzgjedhurit e Gayur Recep kanë stërvitur intensivisht këtë javë dhe janë optimist për një tjetër rezultat pozitiv.Ata kanë zhvilluar një kampionat të mirë ndonëse kjo është hera e parë e këtij formati në përballje me skuadrat më të forta sidomos nga kryeqendra përfshirë ekipet me përvojë si” Rabotniçki”, “Makedonia Gjorçe Petrov” etj.
Edhe skuadra U 15 që drejtohet nga Ibraim Luma do të ketë përballje me të njëjtën skuadër të këtyre grupmoshave për të përmbyllur edhe ata një sezon shumë të mirë .Ky është viti i dytë që ata luajnë në këtë format në Ligën Regjionale të Shkupit.TS