Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale Vrasje sipas Kodit Penal. Ndaj një personi tjetër ka iniciuar procedurë për shkak të dyshimeve për veprën e – Ndihmës në kryerjen e veprës penale.

Më 10 dhjetor, në fshatin Mirkovc, tashmë i dyshuari 37-vjeçar me paramendim ka tentuar t’i marrë jetën një personi, ndërsa motivi i tij ka qenë armiqësia e mëparshme e ndërsjellë për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura të borxheve. Ai ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku ka nxjerrë një armë zjarri – pistoletë – para derës dhe ka gjuajtur një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta godasë.

Plumbi ka përfunduar në murin ngjitur me kornizën e derës së përparme, në lartësinë e gjoksit të viktimës, i cili menjëherë pasi ka vërejtur armën është tërhequr brenda shtëpisë dhe ka mbyllur derën e përparme, e cila mbyllet automatikisht. I dyshuari ka filluar t’i bjerë dhe shkelmojë në derën e mbyllur të hyrjes, dhe pasi nuk ka arritur të hyjë në shtëpi, është larguar nga vendi i ngjarjes me personin që dyshohet se e ka ndihmuar të shmangë zbulimin pas kryerjes së krimit.

Prokurori publik, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, ka propozuar që autorit të dyshuar të vrasjes në tentativë t’i caktohet masa e paraburgimit. Me vendim, Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e kërkuar të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.