Medai Shaholli

Nga media të ndryshme bëhet e ditur se sot Ministri i punëve të brendëshme i “drzhavës Severna”, Pançe Toshkovski ka deklaruar se nuk është konstatuar përgjegjësi as dhe shkelje të standardeve operative nga ana policit i cili në ditën e flamurit të shqiptar uli flamurin shqiptar nga shtylla.

“Ishte hapur porcedurë nga sektori për kontrollë të brendshëm. Në kuadër të veprimeve të konstatuara, nuk është konstatuar se ai ka shkelur procedurat në kuadër të MPB-së. Më detajishit si dhe qysh mund ta shohim më tutje” tha Pançe Toshkovski. Me këtë procedura për policin mbyllet.

Kjo është gjyqësia me dy standarde e “drzhavës Severna” që godet njërën palë dhe amniston palën tjetër. Ditë më parë u falën dhunuesit e ngjarjes së 27 prillit dhe pak më parë një shqiptar tjetër i bugosur si Agim Islami, nuk falet as nuk amnistohet për rastin Alfa vetëm pse është shqiptar, ndërsa polic Dragani i përkledhuri i Maksit të Kumanovës shpallet i pafajshëm!

A është ky shteti i së drejtës që duan të ndërtojnë komitët e Mickos në bashkëpunim me vredistët e koalicionit qeverisës, le ta gjykojnë shqiptarët kur duket sheshit tashmë sesi vepron “ligji në duar të Maliqit” ndryshe ndaj shqiptarëve dhe ndryshe ndaj maqedonëve!