Mbrëmjen e djeshme, Wilfried Singo, lojtar i Monaco-s, ishte protagonist i një përplasjeje të dhunshme gjatë lojës me Gianluigi Donnarumma-n. Një goditje me takë, e dhënë ndaj portierit të Paris Saint-Germain gjatë një daljeje, që e çoi në deformimin e fytyrës së portierit të Kombëtares Italiane.

Imazhet bënë xhiron e internetit dhe në rrjetet sociale shumë persona sulmuan ish-lojtarin e Torinos. Megjithatë, kjo situatë ka kaluar në racizëm të hapur. Singo u bë objekt i sulmeve raciste në Instagram dhe mori shumë fyerje me sfond racist.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Ngjashmëri ekstreme, Kaka Junior fiks si i ati
Edhe Monaco ka shprehur mbështetje të plotë për Singo përmes një komunikate zyrtare:

“AS Monaco dënon me forcë të gjitha deklaratat raciste të papranueshme drejtuar Wilfried Singo në rrjetet sociale pas ndeshjes së djeshme kundër Paris Saint-Germain. Këto sjellje nuk kanë vend në sport, as brenda as jashtë fushës, dhe janë në kundërshtim të plotë me vlerat që Klubi mbrojt. Klubi ofron mbështetje të plotë për Wilfried”.