Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian.

Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten me shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit, duke alarmuar se Europa nuk ka shumë kohë për sinjale më të vendosura.

”Një sulm aq i rëndë mbi infrasturkturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur në Evropë përveç nga agresori rus në Ukrainë. Serbia nuk është Rusi por po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekst rajonal”.

Kryediplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Europën por vetëm eurot e Europës.

Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin.

”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Europën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Europian”.

”Vuçiq ka imazh të njëjtë sikur Putin”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume