Është për të qeshur kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend.
Si mund të ndalosh diçka që vetë e ke mbështetur?
Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ata thjesht zbatojnë direktivat e VMRO-së, aq sa harrojnë edhe të fshijnë shënimet që tregojnë se deklaratat e tyre shkruhen në zyrat e VMRO-së!
E vërteta është e qartë: ky ligj u ndalua nga rezistenca e popullit dhe Frontit Europian, jo nga “trimëria” e një partie që ka humbur çdo kredibilitet.
Ashtu siç ndaluam vendimin katastrofal për Ligjin e Gjuhëve dhe sot këtë ligj diskriminues, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin multietnik si bartësit e vetëm të legjitimitetit të shqiptarëve.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të guximshëm, jo shërbëtorë që përdoren si vegla për interesat e të tjerëve!