Opinionistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Olta Gixhari është mjaftë e pranishme në mediat rozë në këtë periudhë.

Aktualisht jeta e Oltës është mes Tiranës dhe Prishtinë, e cila ka treguar se për shkak të angazhimeve me ‘BBVK’ i duhet që të udhëtoj më shumë në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.

Gjatë rrugës për vendlindje Olta ka ndarë foto të rralla më prindërit, ku shihet e lumtur në krahët e tyre.

Sipas saj ky ishte një nga udhëtimet më të bukura pasi ishte me nënën dhe babain.