Liverpooli ka shënuar fitore në derbi ndaj Manchester Cityt.

“Reds” në shtëpi mposhtën me rezultat 2:0 ndaj “Citizens” në kuadër të javës së 13-të në Premierligë.

Cody Gakpo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes, pas asistimit nga Mohamed Salah.

E mbreti egjiptian e dyfishoi epërsinë në minutën e 78-të kur shënoi nga pika e 11-metërshit.

Kjo ishte ndeshja e shtatë e Manchester Cityt pa fitore, prej tyre gjashtë humbje.

Me këtë triumf, tani Liverpooli shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Arsenali dhe Chelsea.

Në anën tjetër, Manchester City gjendet në vendin e pestë me 23 pikë gjithsej.